16 C
Pec
E hënë, 28 Prill, 2025

Superliga e Kosovës rikthehet në aksion, në xhiron e 26-të vëmendja në derbin e Gjilanit

Pas ndeshjeve të Kombëtareve, Superliga rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së 26-të.

Këtë xhiro do të luhen ndeshjet të enjten, premten dhe të shtunën, teksa ditën e diel nuk ka ndeshje shkaku i festës së Fitër Bajramit.

Xhiro e 26-të fillon ditën e enjte, ku në program është të luhet derbi i qytetit të Gjilanit mes Dritës dhe Gjilanit me fillim nga ora 14:00.

Të premten Prishtina luan ndaj Feronikelit ’74 derisa po këtë ditë Suhareka përballet me Suharekën.

Ndërkohë ditën e shtunë Llapi në Podujevë e pret Ballkanin, derisa Ferizaj takohet me Dukagjinin./Njeshi/

Orari:

27.03.2025 (e enjte)

14:00 – Drita – Gjilani

28.03.2025 (e premte)

14:00 – Prishtina – Feronikeli ’74
14:00 – Suhareka – Malisheva

29.03.2025 (e shtunë)

14:00 – Llapi – Ballkani
14:00 – Ferizaj – Dukagjini

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...