6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll

Kampioni në fuq, Ballkani do të luaj në udhëtim ndaj Dukagjinit, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, në Klinë, me fillim prej orës 15:00.

Ballkani aktualisht ndodhet në vendin e tretë në tabelë me 9 pikë, ndërsa Dukagjini ka vetëm 2 pikë dhe renditet në pozitën e parafundit.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Hajvali, mes Prishtinës dhe Lirisë.

Bardhekaltërit ndodhen në vendin e katërt me 8 pikë, kurse skuadra prizrenase ka grumbulluar 5 pikë dhe ndodhet në vendin e gjashtë.

Edhe kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...