16.7 C
Pec
E hënë, 21 Prill, 2025

Superliga e volejbollit zhvillon përballjet e javës së 3. Fillon sezoni pranveror i Superligën B

Në elitën e volejbollit tonë të shtunën dhe të dielën zhvillohen përballjet e javës së tretë në të dyja konkurencat. Tek meshkujt të shtunën zhvillohet nje përballje dhe do të ndeshën:Luboteni – Vëllaznimi, ndërsa të dielën zhvillohen dy takime të tjera dhe ballafaqohen:Theranda – Prishtina Volley dhe Drencia – Peja .

Edhe në konkurencën e femrave në këtë fundjavë zhvillohen përballjet e xhiros së 3, të trija takimet janë paraparë të zhvillohen të dielën dhe çiftet rivale janë: Drita – Kastrioti, Mtechnologie – Prishtina dhe Skënderaj – Feronikeli.

Superliga ,,B,, në të dyja konkurencat fillon stinorin pranveror në këtë vikend, tek meshkujt do të ndeshën: Drenica – AS Vushtira dhe Ulpiana – Shpella këto dy përballje zhvillohen të shtunën ndërsa të dielën ballafaqohen: Drita – Ferizja.

Edhe ne konkurencën e femrave në Superligën ,,B,, zhillohen takimet e javës së parë të stinorit të pranverës, të shtunën zhvillohen dy takime dhe ndeshën: Vushtria – F.Kosova dhe Ulpiana – Vëllaznimi ndërsa të dielën ballafaqohen: Ferizja – Gryka.Njeshi.com

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...