-3.3 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Superliga me orar të ri, këto janë ndeshjet e javës së 19-të

Emocionet e elitës së futbollit tonë rikthehen këtë vikend me ndeshjet e javës së 19-të, të parat për stinorin pranveror.

Pjesa e dytë e garave parashikohet të jetë e ‘nxehtë’ në garën për titull të kampionit, daljen në Evropë dhe mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo xhiro nis nesër me dy ndeshjet e para të xhiros së 19-të, ku do të përballen Ballkani-Dukagjini dhe Drita-Malisheva, duele këto që pritet të sjellin sfida interesante. Drita aktualisht kryeson tabelën me 40 pikë, shtatë më shumë së ndjekësi Ballkani.

E shtuna sjellë dy ndeshjet e radhës të javës së 19-të, ku ballafaqohen Llapi-Gjilani dhe Prishtina-Suhareka, ballafaqime që parashikohen të sjellin ndeshje joshëse pasi që piket janë të rëndësishme në të dy ndeshjet.

Kjo xhiro do të mbyllet të hënën me ndeshjen Ferizaj-Feronikeli ’74.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 12:00. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...