14.4 C
Pec
E enjte, 19 Shtator, 2024

Superliga: Nga një pikë për Llapin e Gjilanin, Ferizaj me tre pikë e nis kampionatin

Ndeshja në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi dhe Gjilani morën vetëm nga një pikë. Ky duel përfundoj 1-1

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa pesë minuta pas pushimit, ishin gjilanasit që kaluan në epërsi të parët. Në minutën e 50-të, Oltion Bilalli realizoi me kokë pas harkimit të Edi Bashas.

Por Llapi i drejtuar nga trajneri Tahir Batatina nuk u dorëzua dhe i barazoi shifrat dy minuta para fundit. Blend Baftiu harkoi nga këndi, kurse Ahmed Januzi nga afërsia realizoi për golin që e vendosi rezultatin përfundimtar të kësaj sfide.

*

Ferizaj ka arritur fitore me rezultat 2-1 ndaj Feronikelit ’74 për të marr kështu tri pikët e para në elitën e futbollit kosovar për sezonin 2024/2025.

Ferizajasit arritën që të kalojnë në epërsi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Edon Sadriu shënoi për rezultatin 1-0 në minutën e 50-të.

‘Ujqit’ e dyfishuan rezultatin kur në minutën e 51-të lojtari mysafir Florent Avdyli shënoi në rrjetën e portës së tij për rezultatin 2-0.

Të besuarit e Arsim Abazit nuk u ndalën më kaq dhe shënuan sërish, kësaj radhe me anë të Albion Kurtaj i cili në minutën e 61-të realizoi për 3-0, por goli i tij u anulua nga VAR-i.

Ferizaj në fakt ishin të pafat pasi plotë tre gola u anuluan pas intervenimit nga dhoma e VAR-it.

Mysafirët arritën ta ngushtojnë rezultatin me anë të përforcimit të ri Hasan Hyseni, i cili në minutën e 75-të shënoi për rezultatin 2-1. /Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...