21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Superliga vazhdon në mesjavë, përballje të skuadrave pretendente

Ka përfunduar xhiro e tretë në elitën e futbollit kosovar, BKT Superligë. Por vetëm pas dy ditëve, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt në elitën e futbollit kosovar.

Kësisoj xhiro e katërt do të zhvillohet në mesjavë, ku tri takime luhen të mërkurën dhe dy të tjera të enjten.

Është një javë ku ekipet pretendente për titullin e kampionit do të kenë përballje direkte mes vete.

Kryendeshja e kësaj jave zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku Drita pret Ballkanin.

Dy skuadrat kanë grumbulluar nga shtatë pikë dhe ndeshja e xhiros së katërt mes tyre pritet të jetë e zjarrtë.

Interesant pritet të jetë edhe dueli i ditës së enjte në kryeqytet, pasi Prishtina përballet me Gjilanin.

Kampioni në fuqi ka marrë një pikë nga tri sfida, derisa është në kërkim të fitores së parë.

BKT Superliga – Xhiro e katërt

E mërkure – 16:00

Drita – Ballkani
Llapi – Malisheva
Feronikeli – Dukagjini

E Enjte – 16:00

Ulpiana-Drenica

Prishtina-Gjilani

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...