4.4 C
Pec
E martë, 11 Shkurt, 2025

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante të javës së 17-të

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në basketbollin kosovar, të vlefshme për javën e 17-të të Superligës.

Nga ora 17:00, Golden Eagle Ylli do të jetë nikoqire e Sigal Prishtinës.

Ylli ka shtatë fitore e nëntë humbje, kurse prishtinasit tetë fitore e tetë humbje, andaj pritet një takim i baraspeshuar në Therandë.

Java e 17-të do të mbyllet me derbin prizrenas mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit.

Proton Cable Prizreni është në vendin e tetë me katër fitore e 12 humbje, kurse Bashkimi në pozitën e dytë me 11 fitore e pesë humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...