Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 3-të.
Kjo xhiro hapet të shtunën pasdite me duelet Ferizaj-Prishtina dhe Llapi-Malisheva, sfida këto që pritet të prodhojnë ndeshje interesante.
Dy ndeshjet tjera të kësaj xhiro, do të luhen të dielën pasdite, ku do të përballen Ballkani-Feronikeli 74’ dhe Dukagjini-Gjilani.
Duelet luhen në ora 16:00.
Ndërkaq, ndeshja Drita-Suhareka është shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së skuadrës gjilanase në Ligën e Konferencës. /Njeshi/