Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme, e cila e ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për votat me postë.
Sipas LDK-së, Supremja me këtë akt ka vërtetuar përfundimisht ligjshmërinë dhe vlefshmërinë e votave të ardhura më postë nga mërgata në përkrahje të kësaj partie.
Sipas LDK-së, Supremja me këtë akt ka vërtetuar përfundimisht ligjshmërinë dhe vlefshmërinë e votave të ardhura më postë nga mërgata në përkrahje të kësaj partie.
“Ky vendim konfirmon edhe një herë se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të kontestuar votën e lirë të qytetarëve ishin të pabaza dhe politikisht të motivuara.
Përpjekja për të anuluar këto vota përbënte një tentim të hapur për të përmbysur vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë në mërgatë, vetëm e vetëm pse ata nuk votuan sipas dëshirave të Vetëvendosjes”.
“E gjithë kjo u shoqërua me një fushatë manipulimesh, presioni publik dhe shpifjesh nga akterë të Vetëvendosjes. Për më tepër, përmes videove të publikuara nga vetë aktivistët e kësaj partie, u dokumentua qartazi ndërhyrja dhe mbushja në masë e fletëvotimeve në kundërshtim me çdo standard demokratik”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Më tej, LDK-ja tha se Supremja, si instanca më e lartë e drejtësisë në këtë proces, ka vulosur të vërtetën dhe ka riafirmuar parimin se vullneti i lirë i qytetarëve nuk mund të kontestohet nga asnjë forcë politike që nuk e pranon rezultatin zgjedhor./Njeshi/