12.5 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Suzana Mushkolaj së shpejti sjell librin “Duka-Gjini”

Fotografja dhe dizajnerja Suzana Mushkolaj, së shpejti do të promovojë librin monografik “Duka-Gjini”.

Suzana Mushkolaj ka bërë të ditur se parathënien e monografisë e ka shkruar shkrimtari Ismail Kadare, ndërsa promovimin e veprës do ta bëjë shumë shpejt në Kosovë.

Monografia ka të bëjë me trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit të Dukagjinit, për cilën i është dashur të bëjë hulumtime dyvjeçare.  

Ajo po ashtu tregon se tekstin e ka realizuar në bashkëpunim me historian Jahja Drançolli dhe arkeologun Kemail Luci.

Ajo beson se vepra e saj do të pasurojë botimet e kulturës dhe traditës shqiptare.

Suzana Mushkolaj për veç bukurisë që ka, të cilën jemi mësuar ta shohim në paraqitjet e saj, ajo është e dashuruar në natyrën, këtë e ka dëshmuar edhe me shumë fotosesione që i ka realizuar në natyrë. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...