5.3 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Sveçla: Askush nuk është mbi ligjin, zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Artmotion Black 2024

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt sot takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë Kombëtare Kundër Krimit të Organizuar. Ky takim u organizua si pjesë e punës së përbashkët për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe intensifikimin e veprimeve kundër krimit të organizuar, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Brendshme   Xhelal Sveçla në hapjen të takimit ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka ndër prioritetet kryesore luftimin pa kompromis të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Zero tolerancë ndaj këtyre dukurive nuk është thjesht një politikë, por një qasje që synon angazhimin maksimal të çdo institucioni për të garantuar se askush nuk është mbi ligjin.

Përkushtimi i institucioneve të sigurisë ka shënuar progres të dukshëm në luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë edhe neutralizimin e grupeve të mëdha kriminale dhe terroriste në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Duke vlerësuar këtë fakt, Ministri Sveçla shprehu mbështetjen e plotë për Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante për realizimin e qëllimit të përbashkët në luftën

Gjatë këtij takimi, u shqyrtuan çështje kyçe për përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Anëtarët e grupit punues, përfaqësues të institucioneve shtetërore, organeve të zbatimit të ligjit dhe partnerëve ndërkombëtarë, kontribuuan me propozime konkrete për prioritetet dhe masat që duhet të përfshihen në Strategji.

Në përfundim, pjesëmarrësit riafirmuan angazhimin për përmbushjen e objektivave të Strategjisë dhe rëndësinë e harmonizimit të saj me politikat kombëtare dhe ato të Bashkimit Evropian. Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar për të siguruar një qasje të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse në luftën kundër krimit të organizuar, duke garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...