Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla së bashku më Ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi sot kanë vizituar fshatrat Bistricë dhe Cerajë në komunën e Leposaviqit, ku kanë filluar të ndërtohen katër shtëpiat në kuadër të projekteve të MAPL-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë i Ministrit Sveçla:
“Me Ministrin Elbert Krasniqi sot ishim për vizitë në fshatrat Bistricë e Cerajë të Leposaviqit dhe takuam pronarët e katër shtëpive që kanë filluar të ndërtohen në kuadër të projekteve të MAPL-së dhe Qeverisë sonë.
Bashkë, për mirëqenie e siguri për secilin qytetarë të Republikës sonë./Njeshi/