20.2 C
Pec
E martë, 6 Qershor, 2023

Sveçla jepë detaje për tre aksionet policore: Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se që nga mëngjesi i hershëm i së mërkurës janë duke u zhvilluar tri aksione nga drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare.

“Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur”, ka shkruar Sveçla.

Se janë duke u zhvilluar disa operacione policore, ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se janë duke u kontrolluar disa lokacione, ndërsa ka thënë se detaje shtesë do të bëhen të ditura pas përfundimit të operacioneve.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...