26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Sveçla me çiklistë shkojnë në Bërnjak, bëjnë homazhe edhe te pllaka e heroit Enver Zymeri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se me ftesë të Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe grupit “Marakli t’Biciklave”, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi, zëvendësministren Daulina Osmani e drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, me biçikleta kanë bërë rrugën nga Bërnjaku deri te Tuneli i Mitrovcës.

Sveçla tha se gjatë rrugëtimit mbizotëroi atmosferë sportive, ndërsa bënë homazhe edhe tek pllaka përkujtimore e heroit Enver Zymeri.

“Sakrifica e tij dhe Heroit Afrim Bunjaku dhe angazhimi i gjithë kolegëve të tyre, bënë të mundur që ne të shijojmë këtë aktivitet dhe bukuritë natyrore të Liqenit të Ujmanit dhe maleve përreth”, shkroi Sveçla./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...