12.2 C
Pec
E enjte, 23 Mars, 2023

Sveçla për aksionin në ndërmarrjen “Ambienti” në Pejë: Bordi dhe zyrtarët janë subjekt i hetimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për aksionin e sotëm në Kompaninë e Pastrimit “Ambienti” në Pejë. Ai ka thënë se subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë Bordi i kësaj ndërmarrje dhe zyrtarë të tjerë, 7 nga të cilët tashmë ndodhen në paraburgim.

Sipas Sveçlës, “epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar”.

Postimi i tij i plotë:

Epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar.

Njësiti policor kundër krimeve ekonomike sot ka zhvilluar operacion në Kompaninë e Pastrimit “Ambienti” në Pejë. Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë, 7 nga të cilët tashmë ndodhen në paraburgim, janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si çdo kush tjetër, do të japin llogari para drejtësisë për çdo keqpërdorim dhe dëm të shkaktuar.

Vendi ynë nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cënon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë e sigurinë e vendit tonë. Secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...