15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

Sveçla për vrasjen e 21-vjeçares: Do të kujdesemi në zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur i tronditur nga vrasja e 21-vjeçares sot në Ferizaj dhe me rrethanat e krimit.

Sveçla tha se përkundër përpjekjeve për ta rritur sigurinë për vajzat dhe gratë, rastet si vrasja e sotme, sipas tij, janë thirrje për reflektim për të gjitha institucionet e për shoqërinë.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë në arrestimin e dorasit dhe do të kujdesem që të ndërmarrim gjithçka që na takon si Ministri e Punëve të Brendshme në zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar. Pavarësisht arrestimit të dorasit, është e domosdoshme sjellja e drejtësisë pa vonesë”, shkroi Sveçla,

Sot rreth orës 14:40 një grua 21-vjeçare është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ndërsa i plagosur nga ish-bashkëshorti i saj ka mbetur vëllai i viktimës, 15-vjeçar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...