Në dy raste të ndara, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe ka sukestruar substancë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për operacionet e suksesshme.
Përmes një postimi në Facebook, ministri ka thënë se me goditjen e këtij aktviteti kriminal, është mbrojtur edhe jeta e të rinjëve në Kosovë.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë për operacionet e suksesshme që rezultuan me sekuestrimin e substancave narkotike heroinë mbi 6 kilogramë dhe kokainë rreth 39 gram, në vlerë mbi 150.000 euro si dhe me arrestimin e dy personave. Përveç suksesit në goditjen e këtij aktiviteti kriminal është mbrojtur edhe jeta e të rinjve tanë që ishin potencial i përdorimit të tyre”, ka shkruar Sveçla.
Tutje, ai është zotuar se s’do të ndalen në hetimin dhe goditjen e aktiviteteve të tilla kriminale që helmojnë dhe e cenojnë jetën dhe sigurinë e rinisë kosovare./Njeshi/