-0.3 C
Pec
E shtunë, 9 Dhjetor, 2023

Sveçla poston video nga Qendra e Njësisë Speciale, Enver Zymeri

Ministri Xhelal Sveçla ka theksuar se është nder dhe krenari të kujtojmë dhe nderojmë veprën heroike të 22 zyrtarëve tanë policorë të cilët ranë në kryerje të detyrës, shkruan Syri.net Kosova.

“Në 12 vjetorin e rënies së Enver Zymerit zbuluam pllakën e emërimit të Qendrës së Njësive Speciale me emrin e Heroit Enver Zymeri, qendër kjo që deri dje mbante emrin “Belvedere”.

Kësaj qendre i shkon të mbajë emrin e Heroit “Enver Zymeri”, sepse gjatë kësaj kohe të shkurtër nga ky vend janë marrë vendime të rëndësishme e janë shënuar rezultate të theksuara në udhën dhe qëllimin për të cilët dhanë jetën të gjithë këta dëshmorë. Nuk ka më të drejtë për institucionin e policisë se të vendosë përputhje mes aktit sublim dëshmorit dhe etikës së lartë të institucionit.

Lavdi dëshmorëve zyrtarë policorë të rënë në detyrë!

Lavdi gjithë dëshmorëve!”, ka shkruar mes tjerash ai duke e publikuar edhe një video nga ceremonia në fjalë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...