4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Sveçla pret në takim Komandantin e KFOR-it: Siguria, paqja dhe stabiliteti i vendit tonë mbeten kryesore

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar sot me Komandantin e KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Sveçla e ka uruar Barduanin për detyrën e re si Komandant i KFOR dhe e ka ritheksuar “përkushtimin e plotë të institucioneve tona për bashkëpunim të mëtejmë me KFOR”.

“Siguria, paqja dhe stabiliteti i vendit tonë dhe jo vetëm mbeten kryesore andaj të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim e bashkëveprim të ngushtë me qëllim të realizimit të synimeve të përbashkëta”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...