-0.5 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Sveçla publikon fotografi se çka u konfiskua në një banesë në Mitrovicën e Veriut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar fotografi nga gjërat e konfiskuara në një banesë në Mitrovicën e Veriut, pas një aksioni të policisë aty.

Sveçla thotë se ndër të tjera aty u gjetë municion 51 fishekë dhe 8 mjete shpërthyese të improvizuara.

“Në banesë janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilatorë, poça elektrikë që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llampë elektrike për laborator, municion 51 fishekë dhe 8 mjete shpërthyese të improvizuara”, shkruan ai në Facebook.

Ai shprehet se “Veriu po ecën drejt normalitetit” dhe “Serbia nuk do ta cenojë shtetin tonë në asnjë cep të vendit”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...