25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Sveçla takohet me ambasadorin italian në Kosovë, diskutojnë për sigurinë dhe thellimin e bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, i cili ishte i shoqëruar nga atasheu policor, Silvio Esposito.

Ministri Sveçla dhe ambasadori De Riu kanë diskutuar për angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, situatën e sigurisë si dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral.

Në këtë takim është diskutuar edhe mbi ecurinë e bashkëpunimit policor dhe për mundësitë e avancimit të këtij bashkëpunimi.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj mbeten pjesë bashkëpunuese dhe proaktive me autoritetet italiane dhe është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve në zbatim të mandatit të saj”, thuhet në njoftimin eMinistrisë së Punëve të Brendshme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...