2 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Sveçla takon ministrin e Mbrojtjes së Turqisë – flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Turqi.

Sveçla ka njoftuar se gjatë vizitës së tij ka takuar ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler

“Gjatë këtij takimi shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme që kemi marrë nga shteti turk si dhe për mundësitë e shumta për bashkëpunim mes institucioneve. Diskutuam për situatën e sigurisë dhe sfidat me të cilat po përballemi”, ka thënë ai.

Tutje, ministri shton tutje se ka potencuar gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të garantuar rend dhe siguri si dhe rëndësinë e përkrahjes së partnerëve tanë në këtë aspekt./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...