Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar kryetarin e ri të komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Sveçla e uroi për detyrën e re dhe ofroi gatishmëri në zbatimin e prioriteteve të tij.
Ai premtoi angazhim që qytetarëve të Mitrovicës së Veriut t’i sigurohet mirëqenie, arsim si dhe kushte të qëndrueshme jetese.
“Do të angazhohemi bashkërisht, si nivel qendror dhe lokal, që qytetarëve tanë të Mitrovicës së Veriut të ju sigurojmë mirëqenie, arsim, shëndetësi, siguri e kushte të qëndrueshme jetese.”, shkroi Sveçla në Facebook.
“Mitrovica e Veriut si çdo komunë e Republikës së Kosovës do të përjetojë progresin e merituar.”, përfundoi ministri./Njeshi/
Postimi i plotë: