1.3 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Sveçla vlerëson punën e Policisë për arrestimet dhe aksionet kundër kriminalitetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e gjashtë personave për fajde në Prizren dhe Suhareka, tre personave për narkotikë, si dhe një personi në Leposaviq për posedim të një arsenali armësh, municioni dhe uniformash.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se këto aksione kanë rezultuar të sukesesshme falë edhe bashkëpunimit të qytetarëve.

“6 të arrestuar për fajde në Prizren e Suharekë, 3 të arrestuar për narkotikë, 1 për arsenal armësh, municion e uniforma në Leposaviq e disa arrestime të personave që ishin në kërkim. Ky është bilanci i një pune të mirë e të jashtëzakonshme të Policisë së Kosovës vetëm në dy ditët e fundit. I jam mirënjohës secilit pjesëtar policor që me përkushtim e profesionalizëm angazhohet kudo në Republikën tonë për sundim të rendit e ligjit duke bërë të mundur që qytetarët tanë të jetojnë, punojnë e zhvillohen të lirë e të sigurtë dhe larg fenomeneve kriminale që rrezikojnë jetën e tyre. Aksionet e fundit kanë dëshmuar sukses edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e Kosovës dhe inkurajoj në vazhdimësi një aktivizëm të tillë shoqëror”, ka shkruar Sveçla.

Ndër të tjera, Sveçla ka theksuar se Policia mbetet një institucion i ndërtuar mbi vlera demokratike, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Profesionalizmi i zyrtarëve policor mbetet kyç andaj çdo veprim i tejkaluar që dëmton imazhin dhe vlerat e Policisë së Kosovës nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar. Në dy raste të ndara, si shkak i dyshimit të keqtrajtimit të qytetarëve, janë suspenduar 5 zyrtarë policor. Policia e Kosovës është në shërbim të qytetarëve dhe është garanca e sundimit të rendit e ligjit për të gjithë e pa dallim. Ajo është e ngritur mbi vlera demokratike që para se gjithash respekton të drejtat e liritë e njeriut”, ka shkruar tutje ministri.

Derisa në përfundim, Svecla ka thënë se do e vazhdojnë mbështetjen e tyre pakursim për Policinë e Kosovës./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...