19.4 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria

Braziliani Sylvinho mund të largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë. Ai mori postin e selektorit të kuqezinjve në janar të vitit të kaluar. Shqipëria u kualifikua në Euro 2024, ku u ndal në fazën e grupeve përkundër paraqitjeve që u vlerësuan. Sylvinho ka deklaruar se do të mbetet në krye të Kombëtares, por nuk e ka rinovuar ende kontratën që i përfundon pas pak ditësh.

Se ai mund të largohet kanë shkruar media të fuqishme në Spanjë, por edhe mediat tiranase.

“Panorama-Sport” raporton se tekniku brazilian po joshet nga oferta e një klubi portugez. I kontaktuar nga Top Channel, Sylvinho ka thënë se ka nisur pushimet dhe se pas një jave do të kontaktojë me stafin.

Ai është vlerësuar shumë për punën që ka bërë me kuqezinjtë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...