8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Szunyog: E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për miratimin e Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomáš Szunyog, ka përshëndetur në rrjetin social “X” vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ka miratuar Strategjinë e re për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve.

“Përshëndes miratimin nga Qeveria e Kosovës të Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre 2023-2027 dhe Planit të Veprimit. Strategjia është e rëndësishme për kthimin dhe riintegrimin e qytetarëve të Kosovës të cilët kanë nevojë për një zgjidhje finale për akomodimin e tyre dhe për zhvillimin afatgjatë të qëndrueshëm të të gjitha komuniteteve”, shkroi Szunyog./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...