26.1 C
Pec
E premte, 12 Korrik, 2024

Szunyog: Projekti EUKOJUST fuqizoi reformën në sistemin e drejtësisë

Është mbajtur konferenca përmbyllëse e Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, në të cilën, shefi i BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog, tha se projekti ka për qëllim fuqizimin e sektorit të drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

Ai paraqiti disa prej rezultateve që janë arritur me projektin EUKOJUST, duke thënë se njëra ndër to ka qenë formimi i Kodit Civil.

“Një projekt prej 7 milionë euro që njihet si EUKOJUST, duke fuqizuar bazat rregullative dhe vetrregullative, përdorimin e TIK-ut për të forcuar aftësinë e saj dhe kapacitet kjo qasje gjithëpërfshirëse ka qenë ambicioze, ka pas disa kompleksitete dhe sfida për këtë nuk është gabim fuqizimi ndërinstitucional, duke pas për qëllim një reformë të përbashkët në sektorin e drejtësisë e ka fuqizuar të gjithë partnerët dhe strategjinë e ligjit”, tha Szunyog.

“Me hartimin e rregullores ka kontribuar për të zhvilluar të gjitha veglat, për nevojat e trajnimit manualet. Fuqizimi i kapaciteteve transparenca e gjyqësorit, kjo ndihmë ka pas shumë rezultate për rregullore të reja ka përmirësuar procedurat e rekrutimit, ka mbështet reforma për drejtësinë, këto reforma kanë pas qëllim për ta bërë drejtësinë, e një ndër to  formimi i kodit civil. Mbështetja e zyrës së kryeministrit është materializuar me ndryshime të ligjit, miratimi i rregullores së punës që ka përafrimin e legjislacionit me BE-në. Për më shumë se katër vite të implementimit këto janë disa sukseset e EUKOJUST”, theksoi ai.

Ndërkohë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi se ky program ka ardhur në kohën e duhur.

“Ky program ka bashkuar akterët e drejtësie, ka ardhur në kohën e duhur dhe si ministre e Drejtësisë që nga 2021 ka qenë një nga programet më mbështetëse për Ministrinë, por edhe me bashkëpunimin me ministrinë nis nga reforma. Është shënuar progres për dy vite janë 55 për qind e aktiviteteve janë zbatuar, pjesa më e madhe e tyre është mbështetur nga ky program. Është punuar me programin të cilat padyshim do kenë, lista e aktiviteteve është e gjatë si MD u jemi mirënjohës për programet qe kanë mbështetje përkitazi që dalin nga këto ligje. Nevojën për ekspertizë për miratimin e procedurës civile, ne shpresojmë që të ketë vazhdim të mbështetjes së tillë sepse është e rëndësishme”, tha Haxhiu./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...