18.1 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Szunyog takon Rexhepin, flasin për situatën e të drejtave të njeriut

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar zëvendëskryeministren e vendit, Emilja Rexhepi.

Szunyog e Rexhepi folën mbi situatën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë.

“Diskutuam zbatimin e legjislacionit përkatës dhe nevojën e konsolidimit të mekanizmave koordinues të Qeverisë për të drejtat e njeriut”, shkroi Szunyog.

Tutje, Szunyog e Rexhepi folën për nevojën për të rritur ndihmën për grupet e cenueshme, përfshirë fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, riaktivizimin e komisionit të verifikimit të diplomave, dhe emërimin e drejtorit të Zyrës për Çështjet e Komuniteteve.

“Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në avancimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...