17.2 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Szunyog viziton qendrën përkujtimore “Bllaca 99”, e quan ngjarje të rëndësishme historike

Ambasadori i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar qendrën përkujtimore “Bllaca 99”.

Ai kujton këtë ngjarje, dhe thotë se mijëra shqiptarë të Kosovës u detyruan të ikin në zonën kufitare dhe të kërkojnë strehim.

“Këta njerëz, përfshirë gratë, fëmijët dhe të moshuarit, u përballën me kushte të tmerrshme”, shprehet Szunyog.

“Vizitova qendrën përkujtimore “Bllaca 99” dhe kujtova ngjarjen e rëndësishme historike në prill të vitit 1999, kur qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u detyruan të ikin në zonën kufitare dhe të kërkojnë strehim. Këta njerëz, përfshirë gratë, fëmijët dhe të moshuarit, u përballën me kushte të tmerrshme”, shkroi ambasadori në X./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...