Në qendër të qytetit të Pejës, është vendosur shtandi, ku po mblidhen para për shërimin e Denis Gashit, i cili pësoi aksident javë më parë.
Gjandja e tij shëndetësore, sipas familjarëve është përkeqësuar shumë dhe duhet të dërgohet për shërim jashtë vendit, që është një intervenim mjaft i kushtueshëm.
Për këtë, familjarët dhe miqtë e Denisit, kanë kërkuar nga të gjithë njerëzit me vullnet të mirë, që të kontribuojnë financiarisht, për shërimin e tij.
Me këtë rast, grupi i tifozëve “Olde Eagles”, kanë vendosur një shtand në shesh, ku do të qëndrojnë deri në orën 18:00, me shpresën se do të mblidhen sa më shumë para për denisin. /Njeshi/