27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Tabela e KOSTT në nënstaconin në Vallaç të Zveçanit

Zyrtari i Zyrës për Media të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka publikuar një fotografi ku shihen disa punëtorë teksa vendosin tabelën e KOSTT në nënstacionin e Vallaçit në Komunën e Zveçanit.

Kjo vjen pas marrëveshjes së arritur për pagesën e energjisë elektrike në Veri dhe pajtimin e dhënë nga Qeveria e Kosovës që mbledhjen dhe pagesën e faturave të energjisë elektrike në atë pjesë ta bëjë kompania serbe “Elektrosever”.

“Qershor 2024.Për herë të parë:Ekipe të KOSTT kanë vendosur njërën nga tabelat identifikuese të KOSTT në Nënstacionin Vallaç, i cili gjendet në komunën e Zveçanit”, ka shkruar Manxhuka.

Postimin e Manxhukës e ka bërë “share” edhe deputeti Dimal Basha. Basha ka shkruar shkurtimisht “Vazhdojmë”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...