Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se nga janari i vitit 2025 do të rriten pagat në sektorin publik.
Kurt ka thënë se koeficienti në sektorin publik qëndron i njëjtë por se do të rritet njësia e koeficientit.
“Duke pasur parasysh duke pasur nevojën për të mbështetur më së shumti ata që kanë paga më të ulëta, sidomos në këto kohë kur I gjithë globi po përballet me kosto të rritjes së jetesës, ne kemi shkuar në maksimumin e lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe kemi vendosur të mos e rrisim vlerën e koeficientit, por ta rrisim koeficientin për njësi. Pra vlera e koeficientit mbetet e njëjtë. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm për 0.5. njësi nga janari 0.5 njësi të tjera. Me fjalë të tjera, dikush që e ka koefiencitin 5.6 në janar i bëhet 6.1 e në korrik 6.7”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.
Derisa është prezantuar edhe tabela se si do të jetë kjo rritje./Njeshi/