15.6 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

Tabelat e reja në veri po pastrohen pasi u shkarravitën me sprej

Tabelat që tregojnë në shqip dhe serbisht emrat e vendbanimeve në veri të Kosovës, po pastrohen sot, pasi u shkarravitën me sprej.

Ministria e Infrastrukturës para disa ditësh vendosi t’i hiqte tabelat e vendosura nga Serbia dhe t’i zëvendësojë me ato të Kosovës.

Mediumi Kossev raporton se punëtorë të kësaj ministrie sot kanë pastruar tabelat që u lyen me bojë në Rudar dhe Grabovc.

Plani është që sot të pastrohen të gjitha tabelat deri në Jarinjë, shkruan ky medium.

Për sigurinë e punëtorëve po kujdeset Policia e Kosovës.

Tabelat e reja të komunikacionit në shqip zëvendësuan tabelat e mëparshme të Serbisë. Mirëpo, në më pak se 24 orë, tabelat e reja u shkarravitën. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...