26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Tahiri: Duhet të ndërtohet momentum i ri për anëtarësim në Këshill të Evropës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në sesionin veror.

Tahiri ka thënë se duhet ta ndërtojmë një momentum të ri për anëtarësim në KiE.

“Jemi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në sesionin veror, ku kemi takime me grupe politike dhe presidentin. Ajo që dua të them për qytetarët e Kosovës është se duhet të punojmë për ta ndërtuar një momentum të ri. Momentumin që e kemi pasur nuk e kemi më. Dhe, për ta rikthyer agjendën e integrimit dhe për të shtyrë përpara vendimin e Komitetit të Ministrave, duhet një angazhim shumë i madh. Një momentum i ri i cili do të mundësojë anëtarësimin e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shtuar se kushtëzimet duhet të trajtohen seriozisht nga qeveria e Kosovës.

“Anëtarësimi duhet të ndodhë për shkak se raporti është decidiv që Kosova e meriton anëtarësimin. Ndërsa, sa i përket kushtëzimeve duhet të trajtohen seriozisht nga Qeveria e Kosovës dhe të ketë një veprim të përgjegjshëm në këtë aspekt. Një rrugë jo e lehtë është përpara dhe me plotë sfida, por jam optimist që anëtarësimi do të ndodhë”, është shprehur Tahiri./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...