Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka drejtuar disa pyetje për kryeministrin Kurti dhe pushtetin.
Tahiri e ka quajtur buxhetin e vitit 2025, si më të dështuarin ndonjëherë, raporton Nacionale.
“Kurti në fjalën hyrëse u lavdërua se si ky është buxheti i tij i katërt, por në vlerësimin e qytetarëve ky është buxheti më i dështuar i mandatit të tij të parë. A u kënaqët a? Të fundit e keni, më vjen keq. Me u lavdu si kryeministër për mandatin 4-vjeçar të një buxheti e krejt Kosova me e ditë që është buxheti e qeveria më e dështume është paradoksi më i madh, dhe paradoks tash duhet me argumentu”, tha Tahiri.
Tahiri e sfidoi Kurtin për t’ia treguar një projekt që ka përfunduar, përveç urës në Saradran.
“A ka ndonjë projekt që u nis e u përfundu përveç urës në Saradran? Veç një projekt të thotë e kam nis një rrugë dhe e kam përfundu në këto 4 vjet. Magjistralja për Gjilan, për Gjakovë, për Pejë, për Mitrovicë, ende po punohet. Asnjë projekt nuk është përfundu”, tha Tahiri. /Njeshi/