12.1 C
Pec
E hënë, 14 Tetor, 2024

Tahiri: Katër vitet e fundit kanë shkatërruar shpresën për një jetë të mirë dhe punësim

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur se në seancën e së enjtes do të diskutohet për Ligjin për Zyrtarët Publik dhe ikjen e të rinjve nga Kosova.

Tahiri tha se janë larguar 45 zyrtarë të teknologjisë informative në komuna, me qëllimin e vetëm uljen në pagë

“Ky ligj gjithashtu ka për qëllim partizimin e nivelit të mesëm në administratë, e po ashtu, është bërë diskriminim ndaj zyrtarëve të teknologjisë informative në komuna. Janë larguar 45 zyrtarë të teknologjisë informative në komuna, me qëllimin e vetëm uljen në pagë”, tha Tahiri.

Adresimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës i ka dy tema kyçe në seancën e së enjtes: Ligji për Zyrtarët Publik dhe ikja e të rinjve nga Kosova.

Megjithëse ka pasur komente nga BE-ja dhe Komisioni i Venecias, kjo qeveri vazhdon të synojë kapjen e administratës shtetërore përmes këtij ligji. Ai sjell përsëri të drejtën për ushtrues detyre për dy vite (1+1). Qeveria aktuale vazhdon të mbajë një numër të madh të ushtruesve të detyrës, duke i vendosur ata nën ndikimin partiak.

Ky ligj gjithashtu ka për qëllim partizimin e nivelit të mesëm në administratë, e po ashtu, është bërë diskriminim ndaj zyrtarëve të teknologjisë informative në komuna. Janë larguar 45 zyrtarë të teknologjisë informative në komuna, me qëllimin e vetëm uljen në pagë.

Temë tjetër do të jetë ikja e të rinjve nga Kosova. Katër vitet e fundit kanë shkatërruar shpresën për një jetë të mirë dhe punësim. Kjo ikje masive tani pasqyrohet në regjistrimin e popullsisë. Kjo po bëhet për shkak të mungesës së shpresës dhe drejtësisë në vend.

Sa i përket punës së Kuvendit dh Qeverisë, të gjitha ligjet që i japin kuptim jetës; si Ligji i Pagave, koeficienti i pagave, Ligji për Sigurimet Shëndetësore, Ligji i Punës, Ligji për Shëndetësi janë pauzuar. Qeveria flet për papunësi prej 4%, një shifër e manipuluar krahasuar me realitetin. Sipas kësaj qeverie, Kosova e ka papunësinë më të vogël se vendet e BE-së e më të vogël se Zvicra.

Kërkesa ime e parë në Kryesinë e Kuvendit ishte të diskutohej për tre vitet e qeverisjes, por kryeministri nuk është prezent, duke e bërë debatin pa kuptim.

Sa i përket temave që ndërlidhen me nisma rajonale, theksova se Kosova është në listën e zezë të secilës nismë rajonale, të BE-së e të secilës iniciativë të ShBA-së.

Jemi përjashtuar nga ushtrimi Defender Europe 2023, ku është dashur të marrë pjesë Ushtria e Kosovës. Jemi nën sanksione të BE-së dhe pak ka optimizëm që mund të largohen këto sanksione. Që katër vjet nuk kemi asnjë njohje të re.

Pas 24 shtatorit të vitit të kaluar është dashur të ndryshojë trajtimi i Serbisë nga BE-ja, për shkak se ne kemi pasur një sulm. Dhe, nesër është përvjetori i vrasjes së një heroi të kombit, Afrim Bunjaku, dhe është dashur të ketë një trajtim më të mirë.

Por, ajo që ka ndodhur nga Qeveria jonë, është se vetë janë përjashtuar me logjikën jobashkëpunuese, dhe duke u vetëpërjashtuar kanë lejuar që në tavolina të diskutimeve rajonale ndërkombëtare tregimin për Kosovën ta bëjnë armiqtë e Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...