29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka theksuar se këtë muaj opozita duhet të përbashkohet.

Tahiri thotë se tashmë dihet se vetëm dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti është opsion për zgjedhje, por që sipas tij, kjo nuk do të ndodhë pasi Kurti nuk heq dorë nga privilegjet.

“Tash kur po dihet që vetëm dorëheqja është opsion për zgjedhje të parakohshme, e kjo dihet që nuk ndodh, sepse Kurtin edhe zvarrë me tërheq nga Zyra e Kryeministrisë, ai nuk hjek dorë nga privilegjet e shumta e nga xhipat e zi që dikur i ‘urrente’ Në këto muaj, opozita duhet të përbashkohet ndërsa ne si Aleancë kemi për të punuar e pyetur qytetarët e Kosovës”, thotë ai.

Më tej, ai ka treguar se do të pyesin qyetarët lidhur me ndryshimet që ka bërë qeveria Kurti gjatë këtyre viteve.

“A jeni duke jetuar më mirë se para tri viteve? Çka ka ndryshuar në jetën tuaj në sektorin e shëndetësisë, a e keni Ligjin e Sigurimit Shëndetësor? Çka ka ndryshuar në sektorin e arsimit? Çka ka ndryshuar te policët e Kosovës, te shërbyesit civilë? Çka ka ndryshuar në ekonomi? A e keni jetën më të mirë apo është vështirësuar për shkak të pagës së ulët dhe çmimeve të larta?”, pohon Tahiri.

Më tej, ai ka pohuar se “suksesin kryesor të opozitës në muajt në vijim e shoh atëherë kur ajo e detyron qeverinë të përgjigjet në këto pyetje dhe nuk merret me njëri tjetrin”.

“Ne si parti do të shtrojmë pyetje e do t’i ofrojmë alternativat. Aleanca i ka alternativat, do t’i shihni e do t’i debatojmë tani e tutje”, vijon postimi i Tahirit në Facebook. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...