15.4 C
Pec
E diel, 1 Tetor, 2023

Tahiri: Kurti po e fut Kosovën në një rrugë qorre, nuk e ka informuar as presidenten për veprimet në veri

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka komentuar situatën në veri të vendit.

Tahiri ka thënë se duhet thënë e vërteta për veriun dhe se kryetarët atje  “duhet ta kenë njëfarë legjitimiteti”.

Tutje ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po e fut Kosovën “në një rrugë qorre.”

“Është duke e futë Kosovën në një rrugë qorre që ka me na sjellë shumë probleme”, tha ai.

Sipas tij, Kurti për veprimet në veri nuk e ka informuar as presidenten Vjosa Osmani.

“Presidentja nuk ka qenë e informuar për këtë veprim”, tha Tahiri, ndërsa sipas tij, “në terr informativ” janë edhe deputetët./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...