22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Tahiri: Mbi 87 mijë të rinj e kanë lëshuar vendin në katër vitet e fundit, Kurti po abuzon me shifra

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se minimum 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin në katër vitet e fundit.

Tahiri ka thënë se ata që janë larguar nga vendi janë kryesisht moshë e re. Ai e ka bërë këtë reagim pas një deklarate të kryeministrit Kurti, i cili sot tha se për një periudhë 4-vjeçare, janë shtuar 87 mijë vende pune më shumë.

“Lejë përrallat kryeministër!

Vende të reja pune, jo se jo, por ajo çfarë mund të kuptojmë nga kjo deklaratë e kryeministrit është që për katër vite, 87 mijë është minimumi i atyre që kanë braktisur Kosovën, kuptohet numri më i madh i tyre i moshës së re, fuqi e shkathtë punëmarrëse.

Stop abuzimit me shifra imagjinare!”, ka shkruar Tahiri në reagimin e tij./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...