12.9 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Tahiri: Mos të ketë presion e ndikim politik te Komisioni i Pavarur për Media

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar që mos të ketë presion e ndikim politik te Komisioni i Pavarur për Media.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se duhet pasur kujdes që mos të bëhet presion publik ndaj këtij institucioni të pavarur.

Ai e ka përmendur edhe takimin e javës së kaluar, duke thënë se anëtarët e bordit të KPM-së janë paragjykuar.

“Takimi i javës së kaluar ka qenë një pikë e zezë për këtë komision dhe kuvend se çfarë u kemi bërë anëtarëve të bordit të KPM-së duke i paragjykuar dhe vendos në peshore integritetit e tyre patriotik! Kjo nuk duhet të ndodh, s’është punë e as detyrë e jona!” – ka thënë ai.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...