25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Tahiri: Mosmbajtja e zgjedhjeve të parakohshme – edhe një dëm që do i bëhet Kosovës

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se mosmbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të jetë edhe një dëm që do t’i bëhet Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se vendi ynë po vazhdon të jetë nën masa dhe dështimet politike janë të njëpasnjëshme, dhe kjo sipas tij, për shkak të qeverisjes së Kurtit.

“Konsiderojmë që mosmbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të jetë edhe një dëm që do t’i bëhet vendit tonë në raport me këtë qeverisje të dobët që kemi. Vendi ynë vazhdon të jetë nën masa, dështimet politike të jashtme janë të njëpasnjëshme, nuk kemi shënuar ndonjë sukses që vlen të përmendet në këto tre vjet e më shumë qeverisje të Kurtit. Shpërndarjes së Kuvendit i kanë mbetur edhe dy ditë të hapura, ajo dritarja kushtetuese që vendit tonë t’i mundësohet të mbahen zgjedhje me 30 qershor ose 7 korrik”.

“Do të presim deri në momentin e fundit dhe do t’i vazhdojmë thirrjet tona që vendi ynë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme që mënyrë që shtatori ta zë vendin tonë me kryeministër të ri, një që nxjerr vendin nga sanksionet. Nëse këto ditë nuk kemi dakordim për seancë të partive poluitike atëherë kjo temë do të mbyllet dhe kuvendi do të vazhdoj agjendën e rregullt. Do të vazhdojmë kështu siç jemi nën masa, pa agjendë zhvillimore dhe kjo qeveri e cila ka shkaktuar gjithë këto dëme do ta përfundojë mandantin e vetë dhe rrjedhimisht Kosova do ta ketrë qeverinë e re pas shkurtit të vitit 2025”, tha Tahiri. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...