16.6 C
Pec
E premte, 4 Tetor, 2024

Tahiri në ShBA, takohet me kryetarin e Kongresit Amerikan Mike Johnson dhe kongresmenë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, gjatë qëndrimit në Huston të Teksasit, ka takuar kryetarin e Kongresit Amerikan, z. Mike Johnson dhe pesë Kongresmenë.

Kështu ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Gjatë qëndrimit tim në Huston të Teksasit pata nderin të isha pjesë e një eventi të nivelit të lartë në SHBA  dhe të takoj kryetarin e Kongresit Amerikan, z. Mike Johnson dhe pesë Kongresmenë (z. Randy Weber, z. Dan Crenshaw, z. Morgan Luttrell, Brian Babin dhe Kevin Brady kryesuesi i Ways & Means Committee) të cilët i falenderova për mbështetjen që SHBA i dha Kosovës në të gjitha etapat e saj”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë:

Gjatë qëndrimit tim në Huston të Teksasit pata nderin të isha pjesë e një eventi të nivelit të lartë në SHBA  dhe të takoj kryetarin e Kongresit Amerikan, z. Mike Johnson dhe pesë Kongresmenë (z. Randy Weber, z. Dan Crenshaw, z. Morgan Luttrell, Brian Babin dhe Kevin Brady kryesuesi i Ways & Means Committee) të cilët i falenderova për mbështetjen që SHBA i dha Kosovës në të gjitha etapat e saj.

Në të gjitha takimet theksova se: Kosova ka një të ardhme të ndritur, dhe së bashku me miqtë tanë amerikanë  me mbështetjen e NATO-s , do të vazhdojmë të ndërtojmë një rrugë drejt prosperitetit, sigurisë dhe suksesit të përbashkët!

Theksova se si vend angazhohemi në forcimin e miqësisë dhe partneritetin në mes të dy shtetëve dhe kërkova të kemi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës më NATO.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...