18.8 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Tahiri: Nga papërgjegjshmëria e VV po goditen qytetarët e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e quan papërgjegjësi të partisë në pushtet dështimin e seancave në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri në një prononcim për media thotë se, goditja më e madhe që e merr qytetari është nga Kuvendi i Kosovës.

“Goditja më e madhe që i jepet qytetarit vjen mu në Kuvend, sepse ne jemi përfaqësues të sovranit. Mos-mbajtja e seancave parlamentare, nuk quhet ndryshe vetëm papërgjegjësi”, tha Tahiri.

Kujtojmë se, qysh nga 4 maji nuk ka pasur seancë plenare në Kuvendin e Kosovës. Kjo ka ngjallur reagime të ndryshme nga opozita, të cilët fajësojnë partinë në pushtet për këto dështime.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Arben Gashi ka hedhur kritika të ashpëra në drejtim të partisë në pushtet.

“Koalicion qeverisës i VV-së, ka krizë të numrave, dhe mungesë të aftësisë për të qeverisur Kosovën, e mbi të gjitha kanë lufte të brendshme në Grupin parlamentar duke pasur mungesa të mëdha në seanca nga VV”, thotë Gashi.

“Dhe në të njëjtën kohë mungesë vullneti për koncensus politik për të funksionuar Kuvendin duke marrë vendime që i dëmtojnë komunat”, tha Gashi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...