-8.3 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Tahiri: Qytetarët që po ballafaqohen me varfëri Qeveria e Albin Kurtit ua rritë tatimin në pronë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për rritjen e çmimit të tatimit në pronë.

Ai ka shkruar se qytetarëve që po ballafaqohen me varfëri, qeveria po ua rëndon edhe më shumë gjendjen ekonomike.

“Qytetarëve që po ballafaqohen me varfëri e rrethana të rënduara për shkak të inflacionit, Qeveria e Albin Kurtit ua rritë tatimin në pronë. Zgjidhje ideale për një qeveri të papërgjegjshme. Pra, ku është vështirë, ta bëjmë edhe pak më të vështirë. Kështu me gjasë do rriten të hyrat e shtetit, paralelisht me përshpejtimin e zbrazjes së Kosovës. Ju lumtë!”, ka shkruar Tahiri.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë me dije se tatimi në pronë është tatim i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat.

“MFPT, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat. Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha Komunat”, është thënë në njoftimin e ministrisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...