13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Tahiri: Raporti për Kosovën në KiE mori 31 vota për e katër kundër

Në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Demokraci në Paris është miratuar draft-opinioni i raportueses greke, Dora Bakoyannis, i cili ishte pro anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës.

Deputeti Besnik Tahiri që po merr pjesë në seancë tha se deputetët ishin të ndarë. Disa në anën e Serbisë që kundërshtojnë dhe disa në anën e Kosovës.

“Në Komitetit për Politikë dhe Demokraci në Paris po diskutohet aplikimi i Kosovës. Deputetët janë të ndarë, në njërën anë Serbia kundërshton dhe nga ana tjetër është pothuajse një konsensus në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës, Raporti u votua me 31 vota, 4 kundër dhe 1 abstenim. Urime!”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...