15 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Tahiri: Reagimi i pushtetit ndaj mediave tregon se bashkëqeverisja me PDK-në është e paimagjinueshme

Abelard Tahiri, deputeti i PDK-së, ka thënë se edhe në ditën kur publikohet raporti i Reporterëve pa Kufij, pushteti nuk ndalet së sulmuari mediat.

Në një postim në Facebook, ai është shprehur se ky reagim flet më shumë se çdo raport, sipas tij, tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti dhe frikën e tyre nga fjala e lirë.

“Këmbëngulja që mediat duhet të kontrollohen është shenjë e qartë e mendësisë autoritare që i udhëheq. E ardhmja që ata duan është një vend pa zë kritik, pa liri mediatike dhe pa demokraci të vërtetë”.

“Dallimet tona me ta janë aq të mëdha, sa bashkëqeverisja mes PDK-së dhe VV-së është e paimagjinueshme. Liria e shprehjes nuk negociohet!”, ka thënë Tahiri./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...