4.2 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Tahiri: Rruga qorre e Kurtit në dialog po e dëmton Kosovën

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasje të gabuar në dialog me Serbinë. Pak ditë pas konfirmimit të takimit të radhës Kurti-Vuçiq, më 14 shtator në Bruksel, Tahiri thotë se politika e deritanishme e kryeministrit Kurti e ka kthyer Kosovën në një humbëse në këtë proces dhe të sanksionuar nga Bashkimi Evropian.

Tahiri në një intervistë për KosovaPress, është skeptik se do të ketë rezultate pozitive nga ky takim, derisa flet edhe për udhëzimin administrativ që mundëson shkarkimin e kryetarëve në veri, përmes peticionit, paralajmërimet për pezullim të vendimit për heqjen e vizave dhe mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

“Qasja e deritanishme e qeverisë Kurti në dialog e ka kthyer Kosovën në humbëse dhe ka dobësuar vendin tonë në rrafshin ndërkombëtar por edhe të brendshëm. Në vend që Serbia që është vendi i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur masa Rusisë të sanksionohet, sot e sanksionuar është Kosova për shkak të një politike qorre, jo strategjike dhe kryesisht taktike për interesa të ngushta votuese të Lëvizjes Vetëvendosje e ka sjell Kosovën në humbëse… Kosova sot është më dobët në rrafshin ndërkombëtar. Është më e dobët në sovranitetin e vendit të vet, në rrafshin e brendshëm dhe Kosova është më e dobët në vendimmarrjen e saj. Secili vendim që është marrë prej 31 korrikut të vitit të kaluar, tablat, gjobat të gjitha janë kthyer prapa”, thotë Tahiri/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...