6.2 C
Pec
E martë, 5 Nëntor, 2024

Tahiri thotë se VV-ja po i bojkoton seancat e jashtëzakonshme sepse doli në pah bashkëpunimi me Listën Serbe e parregullsitë në KEK

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se bojkotimi i seancave të jashtëzakonshme nga  Lëvizja Vetëvendosje është për arsyeja se është dëshmuar koalicioni i Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe, si dhe korrupsioni në KEK, sipas Tahirit.

Ai ka thënë se përgjimet dhe mesazhet treguan se nuk ka pasur komunikim mes LVV-së dhe Listës Serbe vetëm për ligje që lidhen me komunitetet, po edhe për ligjet e tjera bazike.

“Kur ikë prej një ballafaqimi mundohesh me fshehur të vërtetën. Elementi i parë më goditës për besimin ndaj VV-së është me shpërfaqjen e së vërtetës së koalicionit të VV-së me Listën Serbe. Me publikimet e përgjimeve dhe mesazheve, shihet që komunikimi i VV me Listën Serbe ka qenë në vazhdimësi. Prej me zgjedhjen e presidentes, me ligjet më bazike, jo për ligje që lidhen me komunitete. Së fundmi u shpërfaq edhe kjo me Pagën Minimale, kur i larguna disa kategori ndër ta edhe veteranët”, ka thënë Tahiri.

Tutje, Besnik Tahiri ka thënë se çështja tjera është korrupsioni dhe nepotizmi.

“Çështja e dytë pse ikin nga ballafaqimi, lidhet me korrupsioni. Shpërfaqja e një personi që s’ka pozicion formal në shtetin e Kosovës, dhe KEK’ut tregon aferën korruptive të dy elementeve që më së shumti i kanë sulmu qeveritë tjera; korrupsionin dhe nepotizmin”, ka thënë ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...