11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Tahiri: Vuçiq po i strehon të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një konferencë për media gjatë ditës së sotme ka treguar se i kanë shkëputur të gjitha kontaktet me autoritetet serbe për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak se presidenti serb, Aleksander Vuçiq po i strehon të kërkuarit për vrasjen e tij, raporton lajmi.net.

“E kemi shkëputur çdo lloj bashkëpunimi me palën serbe, për shkak se Vuçiq po i strehon të dyshuarit”, ka thënë Tahiri.

Ai ka folur edhe për dokumentin e prezentuar nga Vuçiq që thotë se Rada Trajkoviq ka dëshmuar në Prokurorinë Speciale për këtë rast.

Ka thënë se një dokument i tillë është manipulim i rradhës nga Serbia.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje autoriteteve të Serbisë që të dorëzojnë të kërkuarit për vrasjen e Ivanoviqit. /Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...