11.4 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Takim ndërkombëtar për forcimin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve në Kosovë

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, prokurori Bahri Hyseni, priti sot në një takim të përbashkët përfaqësuesit e Qendrës AIRE – Programi i Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Ambasadës Britanike në Prishtinë.

Sipas njoftimit, në fillim të takimit, prokurori Hyseni njoftoi të pranishmit për rolin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve dhe hapat që janë ndërmarrë për funksionalizimin e kësaj zyreje. Ai theksoi se “synimi i Zyrës është hartimi i ligjit për Rikthimin e Aseteve, bazuar në rekomandimet e Direktivës së BE-së, e cila obligon çdo shtet të krijojë zyra të tilla.”

Po ashtu, përfaqësuesit e Qendrës AIRE, të angazhuar në forcimin e sistemeve gjyqësore të rajonit për trajtimin e këtyre sfidave, ofruan trajnime dhe vizita studimore për zyrtarët e Zyrës për Rikthimin e Aseteve, me qëllim të përmirësimit të efikasitetit të saj. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e përdorimit të rikuperimit të pasurive si mjet për luftimin e aktiviteteve kriminale dhe financiare ilegale.

Sipas njoftimit, përfaqësuesit e Ambasadës Britanike në Kosovë shprehën gatishmërinë për bashkëpunim, duke ofruar mbështetje në hartimin e koncept dokumentit për Ligjin për Zyrën për Rikthimin e Aseteve dhe në lidhjen e marrëveshjeve për bashkëpunim me zyrat homologe në vendet e Ballkanit Perëndimor/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...